Psalmet 91:11-16 Bibla Shqip (ALBB)

11. Sepse ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

12. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

13. Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarprin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

14. Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.

15. Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

16. Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.

Psalmet 91