Psalmet 90:15-17 Bibla Shqip (ALBB)

15. Na gëzo në përpjesëtim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.

16. Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.

17. Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.

Psalmet 90