Psalmet 89:41-47 Bibla Shqip (ALBB)

41. Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.

42. Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.

43. Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

44. I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

45. Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

46. Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

47. Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

Psalmet 89