Psalmet 84:3-7 Bibla Shqip (ALBB)

3. Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

4. Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)

5. Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!

6. Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

7. Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.

Psalmet 84