Psalmet 82:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfrit.

4. Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

5. Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

6. Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

7. Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

8. Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.

Psalmet 82