Psalmet 81:13-16 Bibla Shqip (ALBB)

13. Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!

14. Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.

15. Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.

16. Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".

Psalmet 81