Psalmet 69:10-15 Bibla Shqip (ALBB)

10. Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.

11. Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.

12. Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.

13. Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.

14. Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.

15. Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.

Psalmet 69