2. Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
3. Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
4. Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
5. Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
6. Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
7. "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".