Psalmet 48:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

4. Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkërisht,

5. por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

6. Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

7. në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

8. Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

Psalmet 48