Psalmet 48:12-14 Bibla Shqip (ALBB)

12. I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,

13. këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.

14. Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

Psalmet 48