Psalmet 26:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.

9. Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,

10. sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.

11. Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.

12. Këmba ime është e qëndrueshme në vend të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

Psalmet 26