Psalmet 25:8-18 Bibla Shqip (ALBB)

8. Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.

9. Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.

10. Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.

11. Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

12. Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.

13. Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.

14. Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.

15. Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.

16. Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.

17. Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

18. Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

Psalmet 25