13. ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.
14. Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.
15. Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.
16. Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.
17. Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.
18. Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.
19. Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.