Psalmet 150:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtëroren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

2. Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

3. Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

4. Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

5. Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

Psalmet 150