Psalmet 146:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.

2. Unë do ta lëvdoj Zotin derisa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.

3. Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.

4. Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.

5. Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,

Psalmet 146