Psalmet 141:4-6 Bibla Shqip (ALBB)

4. Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.

5. Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.

6. Princat e tyre i hodhën nga skërkat dhe ata do t'i dëgjojnë fjalët e mia, sepse ato janë të këndshme.

Psalmet 141