Psalmet 14:2-6 Bibla Shqip (ALBB)

2. Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjëri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.

3. Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.

4. Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?

5. Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.

6. Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.

Psalmet 14