Psalmet 137:5-9 Bibla Shqip (ALBB)

5. Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

6. m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

7. Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thoshin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

8. O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!

9. Lum ai që merr foshnjat e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!

Psalmet 137