21. Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
22. në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
23. Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
24. dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
25. Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
26. Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.