Psalmet 115:15-18 Bibla Shqip (ALBB)

15. Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejt dhe tokën.

16. Qiejt janë qiejt e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.

17. Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.

18. Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

Psalmet 115