Psalmet 113:4-9 Bibla Shqip (ALBB)

4. Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejt.

5. Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,

6. kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejt dhe mbi tokë?

7. Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

8. për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

9. Ai bën që gruaja shterpë të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

Psalmet 113