Psalmet 104:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.

2. Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejt si një çadër;

3. ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.

4. I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.

5. Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

Psalmet 104