Predikuesi 9:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.

2. Çdo gjë u ndodh në mënyrë të njëllojtë të gjithëve: i njëjti fat pret të drejtin dhe të pabesin, të mirin, të pastrin dhe të papastrin, atë që ofron flijime dhe atë që nuk i ofron. Si i miri është edhe mëkatari, dhe ai që betohet si ai që ka frikë të betohet.

3. Kjo është një e keqe që bëhet nën diell; të gjithë kanë të njëjtin fat, dhe përveç kësaj zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre ndërsa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.

Predikuesi 9