Osea 5:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-Aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin.

9. Efraimi do të shkretohet ditën e ndëshkimit; midis fiseve të Izraelit unë të bëj të ditur një gjë të sigurt.

10. Krerët e Judës janë si ata që zhvendosin kufijtë; unë do ta derdh zemërimin tim mbi ta si uji.

11. Efraimi është një shtypës dhe një shkelës i drejtësisë, sepse ka ndjekur me vendosmëri urdhrat njerëzore.

12. Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si kalbësirë.

Osea 5