Numrat 7:66-70 Bibla Shqip (ALBB)

66. Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.

67. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

68. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

69. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

70. një kec si flijim për mëkatin

Numrat 7