Numrat 36:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit sipas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.

6. Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".

7. Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.

8. Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.

9. Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".

10. Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

Numrat 36