Numrat 31:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër midianitëve;

2. pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd".

3. Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Midianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Midianin.

4. Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit".

5. Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.

6. Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.

7. Dhe luftuan kundër Midianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.

Numrat 31