Numrat 28:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,

13. dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Është një holokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

14. Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është holokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.

15. Dhe do t'i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç holokaustit të përjetshëm dhe libacionit.

16. Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.

17. Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.

18. Ditën e parë do të mbahet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë;

19. por do t'i ofroni si flijim të bërë me zjarr një holokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,

20. së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;

Numrat 28