Nehemia 6:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t'u thënë: "Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?".

4. Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.

5. Atëherë Sanbalati më dërgoi shërbëtorin e tij që të më thotë po atë gjë për të pestën herë me një letër të hapur në dorë,

6. në të cilën ishte shkruar: "Është përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmui e pohon këtë, që ti dhe judenjtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t'u bërë mbreti i tyre,

7. dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: "Ka një mbret në Judë!". Tani, këto gjëra do t'i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë".

8. Por unë i çova për të thënë: "Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde".

9. Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thoshin: "Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar". Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!

Nehemia 6