Nehemia 12:26-36 Bibla Shqip (ALBB)

26. Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.

27. Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë levitë nga tërë vendet e tyre, për t'i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavdërime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.

28. Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e netofathitëve,

29. nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.

30. Priftërinjtë dhe levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.

31. Pastaj unë bëra të hipnin mbi muret krerët e Judës dhe formova kështu dy kore të mëdha lëvdimi. I pari u nis në të djathtë, mbi muret, në drejtim të portës së Plehut;

32. prapa tij ecnin Hoshajahu, gjysma e krerëve të Judës,

33. Azaria, Ezdra, Meshulami,

34. Juda, Beniamini, Shemajahu, Jeremia,

35. dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,

36. dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre.

Nehemia 12