Nahumi 1:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Profecia mbi Niniven. Libri i vegimit të Nahumit nga Elkoshi.

2. Zoti është një Perëndi xheloz dhe hakmarrës; Zoti është hakmarrës dhe plot tërbim. Zoti hakmerret me kundërshtarët e tij dhe e ruan zemërimin për armiqtë e tij.

3. Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh, por nuk e lë pa e ndëshkuar aspak të ligun. Zoti vazhdon rrugën e tij në shakullinë dhe në furtunë dhe retë janë pluhuri i këmbëve të tij.

4. Ai e qorton rëndë detin dhe e than, i bën të thahen të gjithë lumenjtë. Bashani dhe Karmeli thahen dhe lulja e Libanit fishket.

Nahumi 1