Mikea 5:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani, bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit.

2. "Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë".

3. Prandaj ai do t'i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të lindë ka për të lindur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t'u kthehet bijve të Izraelit.

4. Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.

Mikea 5