Mateu 5:31-37 Bibla Shqip (ALBB)

31. Qe thënë gjithashtu: "Kush e lë gruan e tij, le t'i japë letrën e ndarjes".

32. Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.

33. Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".

34. Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,

35. as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.

36. Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;

37. Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.

Mateu 5