5. Të verbrit po shohin, të çalët po ecin, lebrosët janë pastruar dhe të shurdhrit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.
6. Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.
7. Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
8. Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellë me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
9. Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
10. Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".