Marku 11:18-22 Bibla Shqip (ALBB)

18. Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

19. Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.

20. Të nesërmen në mëngjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.

21. Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''.

22. Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!

Marku 11