Luka 4:41-44 Bibla Shqip (ALBB)

41. Prej shumë vetëve dilnin demonë që bërtitnin dhe thoshin: ''Ti je Krishti, Biri i Perëndisë''. Por ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti.

42. Kur zbardhi drita ai doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Por turmat e kërkonin dhe e arritën; dhe e mbanin që të mos largohej prej tyre.

43. Por ai u tha atyre: ''Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar''.

44. Dhe ai predikonte nëpër sinagoga të Galilesë.

Luka 4