Luka 20:36-47 Bibla Shqip (ALBB)

36. ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.

37. Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu te ferrishtja, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.

38. Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.

39. Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.

40. Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.

41. Dhe ai i tha atyre: ''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?

42. Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,

43. derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".

44. Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?''.

45. Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:

46. ''Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t'i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;

47. ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t'u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë''.

Luka 20