Luka 18:33-41 Bibla Shqip (ALBB)

33. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë''.

34. Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.

35. Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;

36. dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;

37. iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.

38. Atëherë ai bërtiti duke thënë: ''O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua''.

39. Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ''O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua''.

40. Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdhëroi t'ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti

41. duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''.

Luka 18