Luka 1:65-72 Bibla Shqip (ALBB)

65. Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.

66. Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.

67. Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:

68. Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;

69. dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

70. ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë

71. prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

72. për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

Luka 1