12. e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë derisa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,
13. pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,
14. zemra jote të lartësohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;
15. që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarpërinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbinjtë shumë të fortë;