Ligji i Përtërirë 27:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Aty do t'i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.

6. Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacenuar, dhe mbi të do t'i ofrosh holokauste Zotit, Perëndisë tënd.

7. Do të ofrosh flijime falënderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.

8. Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me germa shumë të qarta".

9. Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.

10. Do t'i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t'i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".

11. Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:

Ligji i Përtërirë 27