Levitiku 27:23-27 Bibla Shqip (ALBB)

23. prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.

24. Vitin e jubileut ara do t'i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.

25. Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.

26. Por asnjeri nuk mund t'i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.

27. Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë sipas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar sipas vlerësimit tënd.

Levitiku 27