Levitiku 26:27-34 Bibla Shqip (ALBB)

27. Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,

28. edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t'ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.

29. Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.

30. Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujt tuaj dhe do t'i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t'ju urrej.

31. Do t'i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.

32. Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.

33. Do t'ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.

34. Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.

Levitiku 26