Levitiku 21:11-14 Bibla Shqip (ALBB)

11. Nuk do t'i afrohet asnjë kufome; nuk do të ndotet as për të atin, as për të ëmën.

12. Nuk do të dalë nga shenjtërorja dhe nuk do të përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së tij, sepse shenjtërimi i vajosjes nga ana e Perëndisë është mbi të. Unë jam Zoti.

13. Do të marrë për grua një virgjëreshë.

14. Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij.

Levitiku 21