Levitiku 21:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe u thuaj: Asnjë prift të mos ndotet për një të vdekur në mes të popullit të tij,

2. veç se po të jetë një i afërm i tij i një gjaku: nëna, ati, biri, bija, vëllai

3. dhe motra e tij ende e virgjër që jeton me të, dhe që nuk është martuar ende; për atë mund të ndotet.

Levitiku 21