Jozueu 13:8-14 Bibla Shqip (ALBB)

8. bashkë me të cilët rubenitët dhe gaditët kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;

9. nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;

10. tërë qytetet e Sihonit, mbretit të amorenjve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;

11. Galaadin, territorin e geshuritëve dhe të maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;

12. tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.

13. Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë geshuritët dhe maakathitët; kjo është arsyeja pse geshuritët dhe maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.

14. Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.

Jozueu 13