Jozueu 12:5-15 Bibla Shqip (ALBB)

5. dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e geshuritëve dhe maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.

6. Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

7. Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu

8. në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i hitenjve, i amorenjve, i kanaanenjve, i perezenjve, i hivenjve dhe i jebusenjve;

9. mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;

10. mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;

11. mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;

12. mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;

13. mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;

14. mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;

15. mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;

Jozueu 12