Jona 2:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë së tij, nga barku i peshkut dhe tha:

2. "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.

3. Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.

4. Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.

5. Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.

6. Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje përgjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.

7. Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.

Jona 2