5. Sepse ju keni marrë argjendin dhe arin tim dhe keni çuar në tempujt tuaj pjesën më të mirë të sendeve të mia të çmuara,
6. dhe ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jeruzalemit bijve të javanitëve, për t'i larguar nga vendi i tyre.
7. Ja, unë do t'i bëj të zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do të bëj që të bjerë mbi kokën tuaj ajo që keni bërë.
8. Do t'i shes bijtë tuaj dhe bijat tuaja në duart e bijve të Judës, që do t'ua shesin sabenjve, një komb i largët, sepse Zoti ka folur".
9. Shpallni këtë midis kombeve: "Përgatitni luftën, zgjoni njerëzit trima, le të afrohen, le të dalin gjithë luftëtarët!
10. Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".
11. Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!
12. "Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.