11. A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?
12. Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
13. Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
14. Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
15. Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet tek ajo, por ajo nuk mban.
16. Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;
17. dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
18. Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".
19. Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.